Featured

Nga penalltitë te… penalltitë/ Van Gaal “përjashton” Krul: Ta harrojë Katar 2022

Tim Krul nuk do të grumbullohet nga Holanda në Botërorin e Katarit. Portieri i Norwich, autor i 15 ndeshjeve me kombëtaren tulipane, u bë i famshëm në Kupën e Botës Brazil 2014.

Në duelin çerekfinal ndaj Kosta Rikës, Louis Van Gaal vendosi të bënte një zëvendësim të çuditshëm dhe të guximshëm në minutën e 120’. “Gjenerali” ndryshoi portierët, duke aktivizuar Krul.

Vendimi doli me sukses, pasi ky i fundit priti dy penallti dhe ndihmoi Holandën të kualifikohej. Por, penalltitë janë ata që do i heqin Krul mundësinë e pjesëmarrjes në një tjetër Botëror.

Në stolin e kombëtares holandeze është rikthyer Van Gaal, i cili deklaroi se “gardiani” 34-vjeçar ka zgjedhur të mos marrë pjesë në një studim të specializuar për penallti.

Krul më telefonoi për të më thënë se nuk do të merrte pjesë. E turpshme sepse në aspektin statistikor askush nuk pret më shumë penallti se ai…

Nuk ka më të ardhme me Kombëtaren për të. Ai nuk donte të vinte në këtë stërvitje të veçantë, kështu që kjo është pasojë e vendimit të tij”, deklaroi trajneri 71-vjeçar.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency