Formula 1

Nga përplasja para garës, te vendi i dytë, Verstappen “eklipson” fitoren e Hamilton

Ndonëse e përfundoi garën në vendin e dytë me afërsisht 9 sekonda diferencë me kampionin në fuqi Lewis Hamilton Max Verstappen u votua në masë të gjerë si piloti më i mirë i Çmimit të Madh të Hungarisë. Piloti i skuadrës Red Bull Racing ia doli të ndajë dyshen e ekipit Mercedes, për të mbyllur aventurën e tij në Hungaroring përpara nënkampionit të botës Valtteri Bottas, sidoqoftë asgjë e tillë nuk do të kishte ndodhur pa punën e shkëlqyer të mekanikëve të ekipit austriak, që e ndihmuan në kohë rekord pilotin holandez për të startuar garën njësoj si gjithë të tjerët.

Pas garës drejtuesit shpjeguan se Verstappen ishte vetëm 25 sekonda larg tërheqjes përfundimtare. Në fakt 22-vjeçari pati probleme të shumta në daljen e tij nga korsia e bokseve, gjatë xhiros së përshtatjes me pistën. Verstappen rrezikoi dy herë për shkak të kushteve të vështira të pistës, megjithatë në vazhdim në asfaltin e rënduar nga reshjet, piloti holandez humbi kontrollin e makinës me numër 33 dhe rrëshqiti duke përfunduar në muret rrethues të cirkuitit të Hungaroringut, me goma të bllokuara.

Gjithçka u duk sikur mori fund aty dhe duke patur parasysh kohën e pakët në dispozicion deri në fillimin e garës u mendua nga të gjithë se piloti kryesor i ekipit Red Bull nuk do të ishte në gjendje për t’u rreshtuar me të tjerët në vijën e nisjes. Drejtuesi më i lartë i skuadrës Christian Horner vlerësoi punën e shkëlqyer të mekanikëve të ekipit, që riparuan në kohë rekord të gjitha dëmtimet që pësoi makina në kthesën numër 12 të cirkuitit të Hungaroringut. 46-vjeçari anglez pranoi se piloti kryesor i skuadrës së tij ishte vërtet me shumë fat, që u rreshtua në kohë për të startuar Çmimin e Madh të Hungarisë.

Christian Horner qartësoi se duke lënë mënjanë dëmtimet në pjesën anësore dhe atë të përparme të makinës problemet e tjera u identifikuan pak a shumë përgjatë monitorimit të xhiros së daljes nga bokset. Në vetëm pak kohë u vendos që zgjidhja më e drejtë do të ishte riparimi i makinës pikërisht në “grid”, në vendin ku rreshtohen makinat përpara se të bëhet nisja. 46-vjeçari nga West Midlands vlerësoi në maksimum punën e shkëlqyer të ekipit dhe shtoi se një punë për të cilën zakonisht nevojitet një periudhë kohe prej një orë e gjysmë, mekanikët e skuadrës austriake e kryen në vetëm 20 minuta, por mbi të gjitha vetëm 25 sekonda përpara se të bëhej nisja e makinave për xhiron e provës, para startit.

Për të tjerat mendoi piloti holandez, që gjatë garës e qetësoi skuadrën, duke shpjeguar se makina funksiononte shumë mirë dhe nuk kishte probleme të tjera. Për habinë e të gjithëve me makinën e tij të riparuar, Max Verstappen ia doli të mbante prapa finlandezin e ekipit Mercedes Valtteri Bottas, që po i merrte nga një sekondë për xhiro, për më tepër piloti holandez u mbrojt në mënyrë fenomenale, pavarësisht se i kishte gomat të konsumuara. Horner pranoi se piloti i tij i besuar u ndje në faj për atë përplasje si dhe për stresin e shkaktuar apo punën që iu hapi mekanikëve të skuadrës, për më tepër pikërisht përpara startit, megjithatë 46-vjeçari britanik me krenari theksoi se Verstappen nuk u influencua aspak nga episodi negativ që i ndodhi përpara garës por ruajti qetësinë, për të regjistruar një rezultat të shkëlqyer, duke patur parasysh diferencat e tmerrshme që ka Mercedesi me gjithë makinat e tjera në Formula 1.

Drejtuesi më i lartë i skuadrës Red Bull Racing tha se të gjitha veprimet e mekanikëve në “grid” për riparimin e makinës së dëmtuar u monitoruan nga vetë drejtori i garave Michael Masi, që përveç komplimenteve për ekipin austriak pranoi se gjithçka u bë konform rregullave. Me vendin e dytë Verstappen e shpërbleu ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme, madje pilot holandez kreu një pit stop nën 2 sekonda, si për ta konfirmuar Red Bullin përsëri si skuadrën më të shpejtë në këtë aspekt. Skuadra austriake i ndërroi katër gomat për vetëm 2,04 sekonda dhe vlen të theksohet fakti se në tre garat e para të sezonit mekanikët e Red Bull-it ia kanë dalë gjithmonë për të kryer pit stop-in më të shpejtë, madje në Çmimin e Madh të Styria-s në Austri ekipi me bazë në Milton Keynes regjistroi kohën rekord 1,95 sekonda.

Me garën e tij në njëfarë mënyre Verstappen eklipsoi suksesin e kampionit në fuqi Lewis Hamilton, që fitoi në mënyrë tepër të thjeshtë, duke regjistruar fitoren e 8 në Çmimin e Madh të Hungarisë. Superioriteti i makinës Mercedes është vërtet i frikshëm dhe në mënyrë të kuptueshme askush nuk befasohet me rekordet e pilotit britanik, që në Hungaroring barazoi edhe numrin më të madh të fitoreve të siguruar nga një pilot, në një garë të caktuar të Formulës 1, rekord që mbahej nga piloti legjendar Michael Schumacher me 8 fitore në Francë në pistën e Magny–Cours. Lewis Hamilton në Hungari fitoi garën duke u nisur nga pole position dhe për më tepër 6 herë kampioni i botës regjistroi edhe xhiron më të shpejtë pikërisht në rrotullimin e tij të fundit fundit.

Skuadra Mercedes që ka humbur vetëm 11 pikë nga maksimumi i mundshëm, që tani kryeson me 121 pikë në renditjen e konstruktorëve, plot 66 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt të skuadrës Red Bull. Nga ana e tij Max Verstappen ndonëse u nis nga pozicioni i shtatë e përfundoi aventurën e tij në shkallën e dytë të podiumit, një vend i dytë që natyrisht tani ngjan shumë me një fitore, duke marrë në konsideratë faktin që piloti holandez mund edhe të mos ishte rreshtuar fare në vijën e nisjes.

Max Verstappen ka grumbulluar 33 pikë gjithsej në tre garat e para të këtij edicioni të Formulës 1, duke u pozicionuar i treti në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve, pra në të njëjtin pozicion ku edhe mbylli botërorin e vitit të kaluar, pas dy pilotëve të ekipit gjerman. Kampionati botëror do të ketë një shkëputje të shkurtër, sidoqoftë gjithçka do të rikthehet më datë 2 gusht në Mbretërinë e Bashkuar, me Çmimin e Madh të Silverstonit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency