Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Nga Pogba te ylli i Interit, Juve “zjarr” në merkato

Pas largimit të Paulo Dybalas dhe Girogio Chiellinit, këtë verë Juventus po përgatitet për një merkato të “zjarrtë”. Në listën e preferencave të “Zonjës së Vjetër” janë tre emra të mëdhenj, Paul Pogba, Angel di Maria dhe Ivan Perisic.

Me francezin, kontrata e të cilit me Manchester United skadon më 30 qershor kanë nisur negociatat dhe gjatë ditës së hënë janë zhvilluar takimet e para mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit nga Torino.

Edhe Di Maria e mbyll me Paris Saint-Germain këtë verë dhe argjentinasi tashmë duket se po pret të kalojnë ditët që të transferohet në Itali.

Ndërsa kroati i Inter, i cili në ndryshim nga Pogba e Di Maria që nuk kaluan sezonin më të mirë të karrierës së tyre, ka qenë në top formë këtë kampionat. Megjithatë mungesa e një oferte nga ana e Inter, që Perisic do e bindte bëri që ky i fundit të shihte për alternativa të tjera dhe tashmë mediet italiane raportojnë se mesfushori do të luajë me Juven sezonin tjetër.

Me të tre afrimet, që Juventus do i përfitojë me parametra zero, pritet që mesfusha e “Zonjës së Vjetër” të blindohet dhe me merkaton që duket se do jetë shumë e nxehtë klubi nga Torino kërkon të harrojë këtë sezon që po mbyllet dhe të rikthehet fuqishëm në garë për titullin e sezonit të ardhshëm.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...