Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nga porta në sulm, 5 prioritetet e Barcelonës në merkato

Pavarësisht nga arritjet e skuadrës në fund të sezonit, kupola drejtuese e Barcelonës punon me një plan të qartë për fushatën e ardhshme të blerjeve. Synimi është përforcimi i organikës me të paktën 5 blerje.

1 – Jasper Cillessen po kalon me shumë mundësi 6 muajt e fundit si portier i Barcelonës. Edhe pse ka kontratë me klubin katalan deri në qershor të vitit 2021, portieri holandez është i vendosur të largohet nga Barça në fund të sezonit, që do të jetë i treti që nga qershori i 2016-ës, kur la Ajaxin për Barçën. 29-vjeçari beson se ka ardhur koha që ai të ndryshojë ambient. Holandezi është shumë i kënaqur te Barça, por synon të jetë protagonist në një tjetër klub Europian. Nëse Cillessen e mbyll me Barçën sikurse parashikohet, klubi planifikon të nënshkruajë me një tjetër portier me vlerë rreth 15 milionë euro dhe me përvojë në elitë, edhe pse jo domosdoshmërisht një veteran.

2 – Largimi i sigurt i Thomas Vermaelen (kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni) e lë qendrën e mbrojtjes me vetëm tre emra të rëndësishëm: Gerard Piqué, Clément Lenglet dhe Samuel Umtiti. Me dyshimet për formën fizike të Umtiti, klubi po merr në konsideratë blerjen e të paktën një mbrojtësi qendre. Një nga kandidatët është mbrojtësi i ri i Toulouse, Jean-Clair Todibo (vetëm 19 vjeç), të cilit i përfundon kontratën me ekipin francez më 30 qershor. Megjithatë, nuk duhet të përjashtohet mundësia që Jeison Murillo të mbetet te Barça në qoftë se ai e bind klubin huazimit deri në qershor. “Blaugranat” kanë rënë dakord me Valencian se mund të blejnë për 25 milionë.

3 – Frenkie de Jong është objektivi kryesor dhe pothuajse i vetëm për mesfushë. Holandezi mund të kushtojë nga 70 deri 75 milionë euro dhe konsiderohet alternativa ideale për Sergio Busquets. De Jong e pëlqen shumë stilin e lojës së Barcelonës, por katalanët duhet të veprojnë me vendosmëri, pasi për lojtarin interesohen edhe emra të tjerë të mëdhenj, si Manhester City, PSG apo Bayerni i Mynihut.

4 – Adrien Rabiot pritet të jetë një nga përforcimet e para për sezonit të ardhshëm. Klubi i Barcelonës e ka shfaqur hapur ambicien për të marrë mesfushorin francez. Kampioni i botës është një mundësi që nuk duhet humbur dhe mund të merret me parametër zero në fund të sezonit. Barcelonës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bindë futbollistin dhe menaxheren e tij (nëna e Rabiot) për pagën.

5 – Një tjetër prioritet për drejtuesit e Barçës është nënshkrimi me një qendërsulmues. Pasi Borussia Dortmund ushtroi opsionin e blerjes të Alcácer (23 milionë euro) dhe Munir (i përfundon kontratën më 30 qershor)nuk e ka pranuar ofertën e rinovimit, klubi e di se duhet të përforcohet me një tjetër “9”. Klubi ka në listë disa emra: André Silva (Sevilla), Maxi Gómez (Celta), Piatek (Genoa), Pepé (Lille), Ëerner (Leipzig) dhe Jovic (Eintracht). Harry Kane mbetet për momentin thjesht një ëndërr.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...