Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Nga Prishtina në Tiranë/ Rrugëtimi fantastik europian, Feyenoord kërkon trofe pas 20 vitesh

Roma dhe Feyenoord janë dy skuadrat që do të diskutojnë trofeun e Conference League në “Air Albania” më 25 maj. Verdhekuqtë italianë rikthehen pas 31 vitesh në një finale europiane, teksa skuadra nga Roterdami do të shijojë një duel për trofe pas 20 vitesh.

Feyenoord ka fituar 1 Champions League dhe 2 Kupa UEFA, të fundit në vitin 2002 përballë Borussia Dortmund (3-2). Në Tiranë pritet të zbarkojnë një numër i madh tifozësh italianë dhe holandezë, të cilët njihen për rivalitetin e madh mes tyre dhe problemet që kanë pasur në të kaluarën.

Arne Slot mori drejtimin e Feyenoord në korrikun e vitit të kaluar dhe pak ditë më pas luajti sfidën e parë sezonale në Conference League përballë Dritës në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Ishte 22 korriku i vitit 2021 dhe “Intelektualët” e mbyllnin në barazim pa gola duelin ndaj tulipanëve, ndërsa sfida e kthimit përfundoi 3-2 për vendasit, që gjenin golin e kualifikimit në minutën e 90-të përballë një super Drite, që zhvilloi një ndeshje të madhe në “De Kuip”.

Marko Simonovski dhe Astrit Fazliu shënonin për skuadrën nga Gjilani duke shtangur tifozët holandezë, por tregolëshi i Gil nderoi Feyenoordin, që më 25 maj do të diskutojë trofeun përballë Romës së Mourinhos në kryeqytetin shqiptar.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...