Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Nga qelia në ring, 28-vjeçari mbron titullin kampion bote

Gervonta Davis mbrojti titullin kampion bote për peshat e lehta WBA, duke mposhtur Hector Luis Garcia me “knock out” në orët e para të mëngjesit të së dielës, duel që zgjati tetë raunde.

Edhe pse raundet e para ishin të kujdesshme, Davis ishte dominues ndaj kundërshtarit duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Gervonta Davis ishte në qendër të vëmendjes më ditët e fundit të dhjetorit, teksa u arrestua nga policia në Florida, i akuzuar për dhunë në familje.

https://twitter.com/i/status/1611982233576800257

Megjithatë, 28-vjeçari u lirua dhe arriti që të ishte në ring e të mbronte titullin e tij. Në karrierë Davis numëron 28 fitore në 28 duele, prej të cilave 26 me “knock out”.

Gervonta Davis do të përballet me Ryan Garcia në prill në një nga përballjet më të pritura të boksit për këtë vit, me 24-vjeçarin që numëron 23 fitore në po aq ndeshje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...