Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Nga Reina tek Higuain, eksperienca që i duhet Milanit në Europë

Soccer Football - Serie A - AC Milan v AS Roma - San Siro, Milan, Italy - August 31, 2018 AC Milan's Franck Kessie celebrates with team mates after scoring their first goal REUTERS/Stefano Rellandini

Stadiumi “Josy Barthel” i Luksemburgut nuk është si “Bernabeu” dhe Dudelange është një skuadër modeste, e cila do të bëjë debutimin grupet e Europa League. Nëse ishte një element, i cili penalizonte Milanin kundër Arsenalit në ndeshjet e 1/8-ave, ku kuqezinjë u eliminuan, ishte pa dyshim eksperienca, siç e ka kujtuar shpesh tranjeri Gattuso. Këtë sezon është bërë një hap i madh përpara, me lojtarë si Pepe Reina e Gonzalo Higuain, që pritet t’i japin një shtysë të madhe skuadrës.

Portieri spanjoll pritet të luajë ndeshjen e parë me 7 herë kampionët e Europës e gjithashtu të 166-ën në karrierën e tij për kompeticionet për klube që organizon UEFA. Shifra gati për rekord, duke qenë se Reina është shumë pak ndeshje larg podiumit të lojtarëve me më shumë ndeshje në kupat e Europës.

Një tjetër lojtar i cili pritet të bëjë diferencën, jo vetëm në Europa League, por në të gjithë sezonin e Milanit, është dhe Gonzalo Higuain. Argjentinasi vitet e fundit është mësuar të luajë në Champions, ajo që i mungon prej 4 vitesh tashmë ekipit të Gattusos, por gjithsesi pritet të japë kontributin e tij thelbësor, edhe në Europa League.

Jetës nuk i dihet kurrë, ndoshta rruga e kuqezinjve për në kompeticionin më madhor europian mund të kalojë nga ai më i vogli. Të gjitha ndeshjet e Milan dhe Europa League, mund t’i ndiqni ekluzivisht në ekranin e Supersport.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...