Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Nga Shaqiri te Xhaka, Zvicër-Çeki ndeshja e rekordeve

Zvicra arriti që të mundë Çekinë 2-1 në takimin e fundit të grupit 2 në Ligën A, duke siguruar qëndrimin në nivelin më të larët të këtij kompeticioni, megjithatë ndeshja e luajtur të dielën në mbrëmje ishte e mbushur me rekorde. Xherdan Shaqiri u bë lojtari i i tretë me më shumë prezenca në përfaqësuesen helvete, duke regjistruar plot 108 ndeshje më këtë Kombëtare.

Futbollisti me origjinë nga Gjilani, i cili dhuroi asistin e golit të parë, barazoi mbrojtësin Stephan Lichtsteiner, ndërsa shumë shpejt do të jetë pa dyshim në krye të kësaj renditje, pasi vendi i parë mbahet nga Heinz Hermann me vetëm 10 ndeshje më tepër, e duke marrë në konsideratë se Shaqiri ka ende potencial, gjasat janë që shumë shpejt të bëhet lojtari me më shumë paraqitje te Zvicra.

Vetëm 2 ndeshje më pak ka luajtur Granit Xhaka, i cili po ashtu vështirë se do i ndahet Shaqirit. Kapiteni festoi 30-vjetorin ndaj Çekisë. Një mbrëmje e mbushur me rekorde ishte ajo mes Zvicrës dhe Çekisë, pasi dhe Ricardo Rodriges shkoi në kuotën e 100 ndeshjeve me Zvicrën.

Një rekord interesant u regjistrua dhe në kampin çek, me Patrik Schick i cili gjeti rrugën e rrjetës, duke festuar golin e 18-të me përfaqësuese. 26-vjeçari barazoi Pavel Nedved dhe Patrik Berger, duke u renditur tani në vendin e gjashtë në listën e shënuesve më të mirë të kësaj përfaqësuese.

Schick mund të arrijë në këtë renditje shumë shpejt Pavel Kuka me 22 gola, Tomas Rosicky me 23 dhe Vladimir Smicer me 27 gola. Disi më e vështirë duket për të kaluar dyshen që ndodhet në vendet e para, pasi Jan Koller mban kryesimin me 55 gola, i ndjekur nga Milan Baros me 41.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...