Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga sherri me tifozët te kriza e Skënderbeut, Radas flet për gjithçka!

Marko Radas si një kapiten i vërtetë ngre zërin dhe u bën thirrje shokëve të skuadrës të japin maksimumin për të mirën e Skënderbeut. Mbrojtësi kroat doli para mediave për të folur për sfidën ndaj Teutës, duke analizuar edhe momentin negativ që po kalojnë korçarët dhe duke mbajtur përgjegjësitë mbi vete. Ndaj Teutës objektivi është një dhe i vetëm, ndërkohë Radas shtoi se lojtarët duhet të kuptojnë peshën që mbart fanella e Skënderbeut.

Marko, a mbani edhe ju lojtarët përgjegjësi për këtë situatë që po kalon Skënderbeu?
-Normal, edhe ne lojtarët mbajmë përgjegjësi për situatën që po kalojmë. Nuk është këtu vetëm trajneri apo stafi. Të gjithë kemi përgjegjësi, si për rezultatet e mira, ashtu edhe për të këqijat.

Çfarë nuk po shkon me skuadrën këto kohë?
-Nuk di ta them, ndoshta më shumë përqendrimi. Në dy ndeshjet me Tiranën dhe Kastriotin kemi pësuar gola në minutat e fundit, kur mund të merrnim një pikë. Përqendrimi ka munguar, loja nuk ka qenë e keqe> kemi krijuar raste, por nuk shënojmë gola. Mungon përqendrimi.

Vetëm përqendrimi, apo ka edhe gjëra të tjera që ndikojnë?
-Kur merr rezultate të këqija bëhet edhe psikologjike. Mendja e lojtarit, afrimet e bëra që duan kohën e vet, fati. Bëhen të gjitha bashkë.

Pse vjen tensioni në skuadër, prej humbjeve apo ka edhe probleme të tjera?
-Jo, jo. Brenda ekipit nuk ka asnjë problem. Vetëm është një periudhë që nuk e di si ta përshkruaj. Dilet vetëm me rezultate të mira. Duhen disa fitore, jo të fitosh një e të humbësh sërish.

Duket sikur nuk ka një lojtar që lëshon britmën te Skënderbeu, madje edhe nga ju që jeni kapiten. Pse jeni kaq indiferent ndaj lojtarëve të rinj, që luajnë sipas qejfit të tyre?
-Edhe unë flas, edhe Kristi e Muzaka. Kemi folur brenda dhomës, nuk tregohen këtu. Nëse nuk e kuptojnë peshën e fanellës, as unë, as trajneri, as presidenti nuk kanë ndikim.

E kishit menduar që do pësonit kaq shumë humbje?
-Jo, më ndodh për herë të parë në jetën time. Edhe në klubet jo kaq të forta sa Skënderbeu, nuk më ka ndodhur të humb tetë ndeshje në 9 takime. Është një situatë shumë e keqe. Të mendosh më shumë për këtë situatë, do shkosh më keq. Duhet ndryshuar. Mendja e gjithsecilit duhet të ndryshojë vetë.

Edhe ju vetë e keni humbur qetësinë në lojë?
-Normal, pasi edhe unë kam përgjegjësi për këto rezultate. Jam një nga lojtarët më të vjetër këtu. Kur shikoj që nuk ecin gjërat mirë javë pas jave, normal që mendoj se kam përgjegjësi.

Çfarë ndodhi mes jush dhe tifozëve pas ndeshjes me Tiranën?
-Ishte një problem me një nga lojtarët tanë. Bëra muhabet me tifozët. Ishte ndeshje e keqe, pati tension. Tifozët duan 100% në çdo ndeshje.

E radhës, ndeshja e Teutës. Është momenti i kthesës?
-Synojmë që ndeshjen e  radhës të mos pësojmë gol. Kemi 7-8 ndeshje që pësojmë, tani synojmë të mos pësojmë. Nëse ndodh, do të marrësh edhe rezultat. Edhe një pikë është mirë në Durrës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...