Kategoria Superiore

Flamurtari për të ‘shkelmuar’ krizën, Teuta pret kryesuesit

Kategoria Superiore do të vijojë në orën 17:00, kur do të luhen dy takimet e fundit, Teuta – Skënderbeu dhe Flamurtari – Kamza. Ekipi durrsak kurrë më parë nuk ka qenë në pozita të tilla dhe përballë skuadrës më të mirë të kampionatit shqiptar ka pak për të humbur. Formacioni i Begejës, i parafundit në renditje, me katër pikë më pa se Vllaznia, do të bëjë të pamundurën për të marrë qoftë barazimin në një transfertë ku edhe skuadrat më të mira të futbollit tona do ta kishin shumë të vështirë të dilnin me kokën lart.

Në Vlorë, Flamurtari ka shansin të largoje krizën e rezultateve të ndeshjeve të fundit duke fituar me Kamzën, për të cilën viti 2018 ka qenë me shumë ulje-ngritje. Kuqezinjtë, me zero pikë në tre takime radhazi, po rrezikojnë shumë objektivin Europë, kështu që nuk mund të kenë më alibi, qoftë edhe me mungesat, kundër një rivali që kërkon të sigurojë sa më parë mbijetesën e më pas të shohë se ç’mund të arrijë më tepër.

Java 25

Luftëtari-Kukësi    14:00

Vllaznia-Partizani 14:00

Lushnja-Laçi  14:00

Teuta-Skënderbeu       17:00

Flamurtari-Kamza        17:00

 

 

 

 

To Top