Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nga skautizmi tek analiza e të dhënave, Pea shpjegon risitë në strukturën e Drejtorisë Teknike të FSHF

Ndodhet që prej muajit mars në Shqipëri dhe Fulvio Pea punon prej dy muajsh në postin e Drejtorit Teknik të Federatës Shqiptare të Futbollit me objektivin e qartë për të përmirësuar punën që bëhet nga trajnerët e ekipeve kombëtare dhe zhvillimin e futbollit në të gjitha hallkat.

Italiani ka zhvilluar në këto dy muaj e gjysmë takime, mbledhje dhe analiza me sektorin teknik të FSHF-së dhe trajnerët e ekipeve Kombëtare, që nga moshat e deri tek ekipi A, për të përmirësuar gjithmonë e më shumë strukturën dhe për të zgjeruar departamentet dhe për të sjellë sa më shumë inovacion pranë futbollit.

Lexo edhe: 

Drejtori Teknik i FSHF-së flet për eksperiencën e tij me futbollin shqiptar dhe shpjegon ndryshimet në struktura organizative dhe nevoja për krijimin e një departamenti të ri për të mbështetur e ndihmuar më shumë stafet teknike përmes analizës së të dhënave dhe suportit kërkimor.

“Mund t’ju them se jam ndjerë shumë mirë në Tiranë dhe që punoj me FSHF-në. Jam krenar që jam bërë pjesë e këtij rrugëtimi, sepse jam prej dy muajsh këtu dhe jam shumë i lumtur për atë që kam gjetur këtu dhe punën që bëjmë çdo ditë.

Ndërhyrje ime e parë ishte tek ekipet kombëtare dhe punës me trajnerët në pikëpamjen organizative dhe teknike. E pashë të nevojshme krijimin e një departamenti të gjashtë, që quhet suporti kërkimor, që do të mbështesë fushat e trajnerëve të portierëve, performancës, analiza e ndeshjeve dhe mjekësinë sportive. Kishim nevojë për një strukturë që mbështet dhe krijon materiale të dobishme për trajnerët tanë”, thotë Fulvio Pea në një prononcim për Fshf.org, duke vlerësuar këtë ndryshim të strukturës teknike dhe qasjen pozitive nga stafet që punojnë aktualisht në drejtorinë teknike.

“Qasja e parë ka qenë pozitive dhe kështu që shpresojmë të vazhdojmë të përmirësojmë këtë departament. Më parë kishim pesë departamente dhe tashmë janë bërë gjashtë të tillë. Që nga departamenti i skautizmit, i fëmijëve, i edukimit, futbollit të vajzave, ekipet kombëtare dhe suporti kërkimor.

Departamentet janë të koordinuar nga një përgjegjës dhe stafi ka mbetur i njëjtë edhe pas ardhjes sime në FSHF. Personat që koordinojnë departamentet e ndryshme kishin nisur ndërkohë disa projekte dhe unë i kam bashkangjitur duke modifikuar apo duke zgjeruar disa prej departamenteve siç ishte rasti i departamentit të skautizmit”, – vijon Fulvio Pea.

Drejtori Teknik i FSHF-së shpjegon edhe zgjerimin e departamentit të skautizmit në mënurë që përfaqësues të Federatës të jenë sa më orezentë dhe sa më afër lojtarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

“Po përpiqemi të zgjerojmë stafet në vende të ndryshme, kërkojmë skaut në Suedi, Greqi apo Turqi ku ka shumë emigrantë shqiptarë. Kështu që nga figura e përgjegjësit të departamentit të skautizmit kemi kaluar te figura e përgjegjësit për çdo zonë, që janë njerëzit të cilët punonin për Federatën dhe i kemi dhënë atyre mundësinë për të krijuar një rrjet me sinjalizues në mënyrë që mund të jemi prezentë dhe afër familjeve dhe futbollistëve të cilët marrin pjesë në seleksionimet e ekipeve kombëtare edhe nga larg. Kemi mundësinë të kemi në qytete të ndryshme profesionistë që mund të shohin lojtarët nga afër”, – shprehet Pea duke shtuar edhe dy fjalë në lidhje me objektivat e tij në këtë post.

“Objektivat janë shumë të qartë, kur erdha e kisha të qartë rrugën, pra për të krijuar një formacion të stafeve teknike dhe përmirësimi i çdo lojtari shqiptar në aspektin individual në vend. Jo vetëm ata që aktivizohen me ekipet kombëtare, por nga i gjithë vendi. Kjo është rruga që ne po ndjekim dhe janë rrugët që po kërkojmë të zhvillojmë, duke bërë modifikime dhe zgjerim stafi, duke krijuar materiale didaktike dhe protokolle që mund të jenë të vlefshme për të gjitha departamentet”, – theksoi Fulvio Pea.

Roli i Drejtorit Teknik parashikon koordinimin dhe mbështetjen e veprimtarisë teknike të të gjitha ekipeve kombëtare. Është një rol i krijuar për të implementuar strategjinë afatgjatë dhe vazhdimësinë e saj, teksa është përgjegjës për të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me zhvillimin e lojtarëve, koordinimin e personelit teknik dhe së bashku me trajnerin e Kombëtares A ndërton objektivat, filozofinë e lojës, metodologjitë, strategjitë, etj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...