Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nga Skriniar te Nainggolan e Alonso, Ausilio tregon merkaton e Interit

Në prag të ndeshjes me Beneventon, drejtori sportiv i Interit Piero Ausilio ka folur për merkaton, ku ka theksuar edhe njëherë se Skriniar e Ranocchia do të qëndrojnë te zikaltrit, por ka lënë të hapur derën për Nainggolan.

Organika e fryrë – Sezonin e kaluar vuajtëm shumë për shkak të dëmtrimeve në mesfushë, ndaj këtë vit duam të jemi më të përgatitur. Do të jetë një sezon intensiv, ndaj nuk është se jemi shumë.

Skriniar – Kemi pasur një takim me Tottenham, por lojtari nuk është në merkato. Për më tepër, nuk ka pasur asnjë ofertë që mund të na bënte të mendoheshim. Është vetëm 25 vjeç dhe besojmë plotësisht te ai.

Ranocchia – Ka pasur negociata me Genoan, por në fund vendosëm që të qëndrojë te Interi pavarësisht çdo lëvizjeje në merkato. Ai është shumë i lidhur me fanellën dhe sezonin e kaluar tregoi se na vlen shumë edhe në aspektin futbollistik.

Nainggolan – Ka edhe dy vite kontratë me Interin dhe këtë sezon është plotësisht pjesë e projektit. Cagliari ka lëvizur dhe ka shprehur interesin për ta marrë, por të shohim. Nëse vjen një ofertë që i kënaq të gjithë palët, edhe mund të largohet. Nëse jo, atëherë do të qëndrojë si një futbollist plotësisht pjesë e skuadrës.

Alonso – Jemi shumë në atë pozicion dhe që të vijë ai, duhet që të shesim më përpara. Duke qenë se kanë mbetur vetëm 5 ditë nga mbyllja e merkatos, nuk besoj se ka kohë për ta transferuar.

Emra të tjerë – Po punojmë vetëm për operacionet në dalje. Nuk besoj se do të vijë asnjë lojtar deri në fund të merkatos, përveç ndonjë okazioni të minutave të fundit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...