Pas vetëm një sezoni në LaLiga 2, Granada siguroi rikthimin në elitën spanjolle duke fituar kampionatin. Një nga liderët e skuadrës ishte padyshim Myrto Uzuni me sulmuesin e kombëtares që mori përdore skuadrën në rrugën drejt suksesit. Beratasi shënoi plot 23 gola nga 55 në total që shënoi Granada, shifra që faktojnë fare mirë varësinë e ekipit në drejtim të futbollistit shqiptar.
Falë 23 golave të realizuar, Uzuni e mbylli kampionatin në LaLiga 2 edhe si golashënuesi më i mirë i saj teksa tashmë përgatitet për të shkëlqyer në elitë. Madje, mediat prestigjioze të Spanjës kanë nisur ta kenë në vëmendje teksa është e përditshmja AS e cila i ka kushtuar një speciale Granadës dhe organikës së saj.
Lexo edhe:
- Trajneri Sylvinho publikon listën për ndeshjet e qershorit, risi dhe rikthime nga braziliani
- EKSKLUZIVE/ As Bundesliga dhe as Serie A, ja ku do të jetë e ardhmja e Igli Tares
- Kontratë dyvjeçare, Chelsea konfirmon trajnerin e ri
- VIDEO/ “Muri i Verdhë” e bën trajnerin e Dortmundit të shpërthejë në lot
Kur vjen pun ate Uzuni, spanjollët e cilësojnë sulmuesin si një “Killer” që ka realizuar edhe më shumë se emra prestigjiozë të LaLiga-s si Karim Benzema apo Antoine Griezmann dhe është aktualisht në të njëjtën kuotë golash me Robert Leëandoëskin e Barcelonës.
“Një “Killer” i vërtetë, golashënuesi më i mirë i skuadrës. E bën këtë vetë në vitin e tij të dytë në skuadër, pa lënë mënjan faktin se është asistuesi i dytë më i mirë i Granadës”, shkruan “AS”.
