Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Nga stërvitja e Kosovës, Berisha: Me Zvicrën do jetë një ndeshje e vështirë, por kemi shumë mbështetje

Përfaqësuesja e Kosovës është duke u përgatitur çdo ditë për dy ndeshjet e radhës të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Përzgjedhësi Primozh Gliha ka shfrytëzuar seancën e së mërkurës për ndeshje testuese, duke përdorur taktikën e duhur anti-Zvicër.

Për herë të parë tifozët e shumtë të “Dardanëve”, patën mundësi të artë që të fotografohet me idhujtë e tyre dhe për të marrë autografe si kujtim nga ky moment emocionues për ta.

Lexoni edhe:

“Jemi duke u përgatitur për Zvicrën. E dimë që është kundërshtare e fortë. Kemi zhvilluar dy ditë stërvitje intensive, për t’iu përshtatur ritmit të lojës dhe të caktojmë sistemin se si do të futemi në ndeshje. E kemi analizuar Zvicrën. Kanë qenë dy stërvitje të mira. Ekipi është në fokus, pasi e dimë që Zvicra është kundërshtare e fortë dhe do të jetë ndeshje e vështirë. Por në futboll të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur. Nëse organizohemi mirë dhe japim maksimumin, ekziston mundësia për të nxjerr një rezultat pozitiv. Kemi shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër e që do të na përkrahin edhe ata. Të gjithë e dimë se stadiumi do të jetë i mbushur dhe do të ketë atmosferë të mirë, por sigurisht se do të jetë edhe një ndeshje e vështirë. Të gjithë e dimë këtë. Ne do të mundohemi për një rezultat pozitiv. Atmosfera është e mirë në grup, trajneri fokusin e ka tek ekipi, jo zhurma përreth. Falënderojmë ‘Dardanët’, por edhe të gjithë që na mbështesin dhe na shikojnë në çdo ndeshje. Besojmë se do t’i kemi mbështetës edhe në ndeshjet e ardhshme”,- tha në fund të stërvitjes Valon Berisha.

Dardanët do të zhvillojnë stërvitjen e radhës të enjten në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja Kosovë-Zvicër luhet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 20:45 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 3”/ Digitalb.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...