Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga Superiorja në klubin e shqiptarëve, kapiteni transferohet në Turqi

Jackson Laurentino në Superligën e Turqisë. Kapiteni i Egnatias, është transferuar te klubi i Istanbulsporit, që njihet edhe si skuadra e shqiptarëve.

Pasi ka në përbërje emra si Eduart Rroca, Valon Ethemi, Sidrit Guri, Jetmir Topalli dhe Florian Loshaj.

Lexo edhe:

Klubi turk ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në fazën përgatitore. Aty ku bën pjesë edhe Jackson.

Sulmuesi i majtë, i cili aktivizohet edhe si mesfushor i avancuar, ishte pjesë e Egnatias në tri sezonet e fundit.

Nga Kategoria e Parë te fitimi i Kupës së Shqipërisë dhe sigurimi i kualifikimit në Europë për herë të parë në histori.

24-vjeçari brazilian ka qenë një nga lojtarët më të dalluar tek ekipi nga Rrogozhina. Aventurën e tij tek Egnatia e mbylli me 17 gola.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...