Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Nga talenti më premtues në i pastrehë, 32-vjeçari: David Luiz e kuptonte që pija alkool

Në moshën 19-vjeçare, Jacob Mellis ishte pjesë e Chelseat dhe konsiderohej si një nga talentët më premtues të Bluve të Londrës. Por, sot kur është në moshën 32-vjeçare dhe i tërhequr nga futbolli, historia e Mellis është krejtësisht ndryshe nga sa mendohej. Mellis është aktualisht i pastrehë, pa asnjë të ardhur financiare ndërsa në një rrëfim të fundit për Mail Sport, 32-vjeçari zbulon se alkooli i shkatërroi karrierën. Mellis zbuloi se shumë persona tentuan ta rikthenin në rrugë të drejtë, por në atë kohë ai nuk dëgjonte dhe nuk pranonte këshilla nga askush.

“E kaloj çdo ditë duke menduar se ku do të shkoj, kam familje por nuk dua të bëhem një barrë për ata. Dua t’ia dal vetë edhe pse është e vështirë. Nuk dua të mendoj shumë dhe mundohem të ringrihem. E di se familja dhe miqtë duan më të mirën për mua, por në fund të fundit edhe ata kanë jetën e tyre. megjithatë, sërish më ndihmojnë kur më paguajnë hotelin apo më ofrojnë një vend për të fjetur. Ndonjëherë qëndroj edhe në shtëpitë e tyre.

Lexo edhe: 

Por, nuk kam asgjë të garantuar. Është shumë e vështirë sepse nuk e mendoja asnjëherë se kjo do të ishte jeta ime. Alkooli më ka shkaktuar shumë probleme gjatë karrierës, sepse kur je i pirë nuk je më në kontroll të asgjëje. Ndikon në stërvitje, trajnerët nuk janë të lumtur. E mbaj mend kur shkova njëherë i dehur në stërvitjen e Chelseat, isha vetëm 19-vjeç.

David Luiz nuk fliste mirë anglishten, por e kuptoj menjëherë dhe nisi të më fliste me shenja. Më tha se duhej të mos vazhdoja me alkoolin. Edhe Ashley Cole u mundua të më rikthente në rrugën e duhur, por në atë periudhë nuk dëgjoja askënd. Isha mendjemadh dhe arrogant.

I bëra të keqes vetes dhe jo Chelseat, pasi ata janë një klub i madh dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre pavarësisht lojtarëve që largohen. Tani që jam tërhequr, jam penduar shumë. Nuk isha i vetëdijshëm për talentin tim, nuk besoja te vetja”, përfundoi Mellis.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...