Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Nga ti s’e prisnim”, zbulohet shkaku i pankartës së tifozëve të Juves (FOTO)

Aventura në Champions League përfundoi dhe Juventusi është fokusuar plotësisht në kampionat. Bardhezinjtë fituan 0-1 në Lecce falë eurogolit të Nicolo Fagiolit. 21-vjeçari gjeti golin e parë në Serie A, ndërkohë që në fundin e ndeshjes u regjistrua një episod që ka tërbuar tifozët e Juventusit.

Fagioli, i lumtur prej golit të fitores, nxitoi drejt tribunës mike për të përshëndetur ultrasit që kishin udhëtuar drejt “Via Del Mare”, por në një moment mesfushori u “pengua” nga mbrojtësi Federico Gatti dhe Carlo Pinsoglio, portieri i tretë i ekipit.

 

Këta të dy e thirrën dhe Fagioli u kthye pas, veprim që ka shkaktuar zemërim të disa tifozë të Juventusit, të cilët kanë shpalosur një pankartë të madhe në muret e stadiumit “Allianz Stadium”.

Gati, nga ti nuk e prisnim. Pinsoglio, për ty e dinim. Juventusi i vërtetë jemi ne”, lexohet në mesazhin e ultrasve torinezë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...