Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga titulli te mbijetesa, në Superiore luhet edhe për qëndrimin!

10 javë nga fundi si rrallëherë në Superiore, në garën për qëndrimin mes më të mirave janë përfshirë 5 ekipet e mestabelës e poshtë duke krijuar  një ngeshje në pjesën e poshtme të renditjes si për të konfirmuar rivalitetin në cdo front të këtij sezoni. Apolonia për momentin duket ajo pak më larg objektivit, të paktën të play-out dhe më e distancuara, por matematika e mban në lojë dhe shumë madje për të shpresuar. Ndërkohë që Skënderbeu gjithashtu duket më tepër i përfshirë për vendin e play-out dhe pse rezultatet e javëve të fundit, ku arriti madje dhe një fitore direkte me Apoloninë dhe suksesi befasues me Kukësin kanë ngritur ndjeshëm kuotat për qëndrim.

Llogaritë për korcarët megjithatë janë me Bylisin që qëndron më siper me katër pikë më tepër por dhe me Kastriotin e Kukësin që dhe pse disi më të shkëputura, me rezultatet e javëve të fundit nëse nuk bëjnë një kthesë të fortë në sezonin e tyre mund ta gjejnë veten të përfshira në garën e mbijetesës seriozisht. Bylis ndërkohë, që aktualisht qëndron me një vend në play out mund të provojë dhe shpëtimin direkt, duke patur parasysh që 4 apo 6 pikë respektivisht, me Bylisin dhe Kukësin mund të jenë të rikuperushme nëse situata nuk ndryshon te ekipet e sipërpërmendura, në një kampionat që është ndarë më dysh në objektiva.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...