Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nga Turqia te gjigantët grekë, sulmuesi i Kosovës ndryshon skuadër

Zymer Bytyqi është lojtari më i ri i gjigandëve grekë të Olympiakos. Sulmuesi ishte pjesë e Konyaspor në Turqi, mirëpo skuadra turke e ka lënë të lirë duke qenë se përfitoi plot 1 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit.

Bytyqi kishte edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratë me Konyaspor, por tashmë do të provojë një eksperiencë tejet të rëndësishme në një klub si Olympiakos. Aktualisht, klubi nga Pireu renditet në vendin e katërt të renditjes në kampionatin grek, pesë pikë larg kryesuesve të AEK-ut të Athinës.

Megjithatë, golat e Bytyqit mund të rezultojnë vendimtare për t’i përmirësuar renditjen Olympiakos, edhe pse në këtë sezon, ndryshe nga ai i kaluari, Bytyqi po kalon një periudhë thatësire. Sakaq, Bytyqi është pjesë e Kosovës teksa me Dardanët numëron 16 paraqitje dhe një gol.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...