Merkato

Nga Vllaznia te Alaves, Çinari bën hapin e madh por do huazohet!

Eraldo Çinari transferohet tek Alaves. Sulmuesi shkodran i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Vllaznisë,teksa shumë shpejt do të nisë një eksperiencë të re përtej kufijve. Mes drejtuesve të dy klubeve është gjetur akordi dhe sipas të gjitha gjasave në ditët e ardhshme do të bëhet prezantimi i sulmuesit ku do të firmosë kontratën e tij të re me klubin spanjoll. Ndërkohë nga sa më mësohet, Alaves pasi ka siguruar kartonin e Eraldo Çinarit do ta transferojë atë  në formë huazimi, teksa dy janë destiancionet e mundshme. Në Francë tek ekipi i Sosho, klub që militon në kategorinë e dytë ose drejt Superligës kroate, ku ende nuk dihet emri skuadrës. Kështu pas katër sezonesh pjesë e Vllaznisë Eraldo Çinari i jep lamtumirën skaudrës së tij të vendlindjes dhe tashmë bëhet gati për një aventurë të re. Transferimi kosiderohet si një trampolinë mjaft e mirë për 21-vjeçarin  dhe që duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

To Top