Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga Vllaznia te Vllaznia, Luftëtari nuk humb prej 8 javësh

Luftëtari duket krejtësisht një skuadër e transformuar në kampionat. Klubi gjirokastrit humbjen e fundit e regjistron në ndeshjen ndaj Vllaznisë, në nëntor të vitit të kaluar dhe fill pas këtij takimi, bluzinjtë kanë renduar pas rezultateve pozitive.

Kalendari i ngjeshur i kanë vënë përballë kundërshtarë aspak të lehtë. Ka befasuar Kukësin, Partizanin e Skënderbeun, duke i mposhtur, si dhe ka barazuar me Flamurtarin e Laçin.

Nëse mund të konsiderohet peng është barazimi ndaj Lushjnës, dy pikë të humbura, por që sidoqoftë krahasuar me periudhën e errët ku Luftëtari endej në vendet e fundit, tashmë situata paraqitet ndryshe. Mbijetesa thuajse është siguruar dhe ndoshta tashmë mund të pretendojë diçka më tepër, siç është Europa.

Ndihmesë të madhe në vijën e parë të sulmit, ka dhënë dhe Vasil Shkurtaj, i cili së bashku me mbështetjen e dyshes, Abazaj dhe Bregu po bëjnë një punë të shkëlqyer.

Bluzinjtë po bindin jo vetëm në rezultate, por edhe në nivel loje. Sigurisht që nuk vend për tu gëzuar sepse ende asgjë nuk ka mbaruar, por deri më tani Luftëtari mund të krenohet me atë çka po arrin të bëjë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...