Tenis

Nga Washingtoni në Washington, transformimi i madh i tenistit australian

Nick Kyrgios mundi bindshëm japonezin Yoshihito Nishioka në finalen e edicionit të 53 të turneut të përvitshëm në Citi Open, duke siguruar në këtë mënyrë edhe suksesin e parë pas plot tre vjetësh. Në muajt e fundit filloi të ndihej qartë një lloj ndryshimi në karrierën dhe përkushtimin e tenistit australian për këtë sport, gjë që u pa më së miri edhe në Wimbledon, ku 27-vjeçari nga Canberra shkoi deri në finalen e madhe, ku gjithsesi ai u mund në katër sete nga veterani Novak Djokovic, që u kurorëzua për herë të shtatë në All England Club.

Në vitin 2019 në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara tenisti me origjinë greke mposhti në dy sete tepër të luftuar me tie break rusin Daniil Medvedev, që aktualisht kryeson në klasifikimin e përgjithshëm ATP, ndërsa këtë herë ndaj kundërshtarit të tij nipon Kyrgios zgjidhi gjithçka shpejt, sërish në vetëm dy sete. Një fitore shumë e rëndësishme për sportistin australian që e rikthen Kyrgios-in brenda 40 vendeve të para të renditjes botërore, për herë të parë pas dy vjetësh, ndërkohë pozicionimin e tij më të mirë në karrierë sportisti australian e ka pasur në tetorin e vitit 2016, kur preku vendin e 13 në klasifikim.

Në Kompleksin William FitzGerald Tennis Center në Washington D.C. Kyrgios u paraqit pa numër, pra jashtë 16 raketave të para të turneut. Tenisti me origjinë malajziane nga ana e nënës e nisi aventurën e tij në pozicionin e 63 në klasifikimin e përgjithshëm dhe mundi me radhë katër amerikanë si Marcos Giron, Tommy Paul, Reilly Opelka dhe Frances Tiafoe. Pikërisht me 24-vjecaring nga Marylandi që për momentin pozicionohet në vendin e 24 në rruzull Kyrgios humbi dhe setin e vetëm të këtij turneu, sfidë e fazës cerekfinale vërtet tepër e vështirë, ku sidoqoftë australiani I rezistoi furisë së tenistit vendas, duke mbijetuar në tie break-un e setit të dytë, që zgjati plot 26 pikë dhe ku sportisti me origjinë helene i anuloi pesë mundësi për ndeshjen tenistit Frances Tiafoe.

Për hir të së vërtetës, me një ecuri të tillë u kuptua qartë edhe përfundimi i këtij aktiviteti, pasi Nick Kyrgios ia doli mbanë për ta fituar atë, duke mos u thyer asnjëherë të vetme në turin e tij të shërbimit. Në pjesën e poshtme të shortit vetëm 20 orë pasi mundi 7-6, 6-3 në gjysmëfinale suedezin Mikael Ymer tenisti australian fitoi lehtë gjithashtu 6-4, 6-3 edhe në pengesën e fundit ndaj japonezit Nishioka, duke mbyllur llogaritë në finale në 1h 23’ gjithsej.

Kurioz është fakti që edhe në rrugëtimin e tij drejt triumfit të vitit 2019 Kyrgios hasi përsëri rivalin japonez. Tre vjet më parë në fazën e 1/8 sportisti australian e fitoi ndeshjen gjithashtu në vetëm dy sete, me shifrat 6-2, 7-5. Triumfi për herë të dytë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara përfaqëson kështu fitoren e pestë rresht në po kaq sfida, në përballjet që Kyrgios ka pasur me Yoshihito Nishioka-n, pas fitoreve në Savannah, Atlanta, Tokyo dhe pikërisht Washington.

Një transformim i jashtëzakonshëm për sportistin australian, karriera e të cilit ka ndryshuar vërtet shumë përgjatë 12 muajve të fundit. Madje sportisti australian triumfoi në Washington D.C. gjithashtu edhe në edicionin e lojës dyshe, ku ai bashkoi forcat me amerikanin Jack Sock, duke fituar 7-5, 6-4 me ciftin Ivan Dodig – Austin Krajicek.

Falë 495 pikëve të përfituara në Washington Kyrgios pra u përmirësua me plot 26 pozicione, duke u ngjitur kështu deri në vendin e 37, në kuotën e 1.205 pikëve, gjithsesi plot 1810 pikë larg polakut Hubert Hurkacz, që mbyll renditjen e 10 tenistëve më të mirë në planet. Turneu 500 I fituar në Washington D.C. është i shtati në karrierë për australianin Nick Kyrgios, pas tri sukseseve të para të vitit 2016 në Marseille, Atlanta e Tokyo, ndërkaq në vitet 2018 e 2019 ai triumfoi edhe në Brisbane, Acapulco dhe Washington. Në krahun tjetër pavarësisht, humbjes në finale falë 300 pikëve të përfituara japonezi Yoshihito Nishioka u përmirësua me plot 42 pozicione, duke u katapultuar në vendin e 54, në klasifikimin e përgjithshëm ATP.

Sa për fituesin, Kyrgios duhet të fillojë përgatitjet në Montreal për një sfidë të madhe, duke pasur parasysh që nëse mposht në raundin hapës argjentinasin Sebastian Baez, 27-vjecari nga Canberra ka rastin për të matur forcat në turin e dytë pikërisht me numrin 1 të botës dhe kampionin në fuqi të Mastersit Kanadez, rusin Daniil Medvedev.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

Bundesliga 2022/2023

PWDLGFGADifPts
1Union Berlin
7
5
2
0
15
4
+11
17
2Borussia Dortmund
7
5
0
2
9
7
+2
15
3Freiburg
7
4
2
1
10
5
+5
14
4Hoffenheim
7
4
1
2
12
7
+5
13
5Bayern Munich
7
3
3
1
19
6
+13
12
6Borussia M'gladbach
7
3
3
1
10
5
+5
12
7Eintracht Frankfurt
7
3
2
2
14
13
+1
11
8Mainz 05
7
3
2
2
7
10
-3
11
9Koln
7
2
4
1
11
8
+3
10
10Werder Bremen
7
2
3
2
13
12
+1
9
11Augsburg
7
3
0
4
5
10
-5
9
12RB Leipzig
7
2
2
3
9
12
-3
8
13Hertha BSC
7
1
3
3
7
9
-2
6
14Schalke 04
7
1
3
3
8
14
-6
6
15Bayer Leverkusen
7
1
2
4
9
12
-3
5
16Stuttgart
7
0
5
2
7
10
-3
5
17Wolfsburg
7
1
2
4
5
12
-7
5
18Bochum
7
0
1
6
5
19
-14
1


To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency