Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Nga “yll” futbolli në “yll” kinemaje, CR7 zbulon ëndrrën që mban në sirtar

Ai është një nga “yjet” më të mëdhenj në futboll, por tani i ka hedhur sytë nga industria e filmit, ku dëshiron të provojë veten pasi të varë këpucët në gozhdë.

Cristiano Ronaldo ka ëndrrat e tij pasi t’i japë fund futbollit, ish-“ylli” i Manchester United dhe Real Madridit mund të ndjekë ish-shokun të skuadrës te “Djajtë e Kuq”, Eric Cantona, i cili pati karrierë si aktor pas daljes në pension.

CR7, në fakt, e ka zhvilluar karrierën e tij të futbollit përkrah reklamave dhe angazhimeve në biznes, duke u paraqitur shpeshherë edhe si fotomodel.

34-vjeçari e pranon se interesohet edhe për Hollywoodin, por gjithçka duhet të ndodhë kur momenti të jetë i përshtatshëm. Duke folur në Konferencën e Sporteve në Dubai, ai tha:

“Kur të largohem nga futbolli, do të rifilloj studimet. Jam shumë i fokusuar në studime, sepse, për fat të keq, studimet që kam bërë deri tani nuk mund të japin përgjigje për të gjitha pyetjet që kam në mendje. Një gjë që më magjeps është aktrimi në një film.”

Ronaldo këmbënguli se ai nuk ka plane për të dalë në pension në një të radhme të afërt. Ai premtoi se do të dëgjojë trupin e tij për të vendosur se kur është koha e duhur për të thënë mjaft.

“Kurrë nuk kam pasur një sezon të keq në jetën time, pasi jam gjithmonë gati të përballoj sfidat. Gjithmonë luaj me qëllimin për të fituar. Në momentin që trupi im nuk do të përgjigjet më në mënyrën e duhur në fushë, atëherë do të jetë koha që unë të ndalem. Vite më parë, mosha ideale për të dalë në pension ishte 30 ose 32 vjeç, por sot ka ende në aktivitet lojtarë të moshës 40 vjeç.”

Ronaldo është nominuar për çmimin “Lojtari më i Mirë” nga “Globe Soccer Awards”, ku do të konkurrojë me Lionel Messin dhe dyshen e Liverpoolin, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...