Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nga zhgënjimi që solli eliminimi i Italisë, te derbi Roma-Lazio, gjithçka është gati

Kur kanë mbetur edhe 48 orë nga derbi i kryeqytetit italian ,Roma-Lazio tifozeritë e të dy skuadrave janë ende nën humorin e hidhur që i ka shkakturar eliminimi i Italisë nga Botërori. Mbështetsit e Lazios përfaqsoheshin në kombëtare me dyshen Imobile dhe Parolo, ndërkohë ata të Romës me De Rossin dhe Florenzin. Ndërkohë që derbi vjen në një moment nga ku mund të lihet pas ky episod i hidhur sepse derbi nuk është nuk sfidë si gjithë të tjerat e aq më tepër ky mes Romës dhe Lazios që konsiderohet si një ndër përballjet me të zjarrta në Europë. Tekniku i verdhekuqve Eusebio Di Francesko për të parën herë në karrierën e tij do të përjetojë emocionet e një derbi, ndërsa për kolegun e tij Simone Inzaghi nuk është i pari. Në lojë janë pikë shumë të rëndësishme për t’u mos u humbur.

Trajneri i Romës Di Francesko do ti besojë ekëspertëve. Të gjithë futbollistët që do të zbresin në fushë për këtë ndeshje kanë luajtur të paktën një derbi. Verdhekuqtë pritet të luajnë pak a shumë me të njëjtin formacion si ndaj Chelsea-t në Champions League. Dyshimi i vetëm për Romën është mesfushori Nainggolan. Belgu po bën gjithcka për të lënë pas dëmtimin dhe të jetë i gatshëm.

Në kampin e Lazios, tekniku Inzaghi pritet ti qëndrojë besnik formacioneve me të cilët ka luajtur në pesë javët e fundit në kampionat. Felipe Anderson ende nuk është gati. Luis Alberto ka zhvilluar normalisht seancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit dhe gëzon formë të mirë fizike. Ndërkohë Marco Parolo i cili ka shpenzuar shumë energji me kombëtaren i është nën shtruar disa seancave relaksuese.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...