Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Macron i kërkon ndjesë për himnin, Rama: Shqipëri-Francë në Arena Kombëtare…

Gafa e organizatorëve të ndeshjes Francë-Shqipëri, që luajtën në vend të himnit tonë atë të Andorrës i ka kaluar kufijtë e incidentit sportiv.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mësohet se i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar.

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme shprehjen e një ndjese të sinqertë. Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.

“Kryeministri uron t’i shohë të dy ekipet të shfaqin në ndeshjen e kthimit, e cila do të hapë edhe dyert e Arenës së re Kombëtare, një përballje po aq të bukur e dinjitoze, sa ç’janë himnet kombëtare të dy vendeve”, – ka qenë mesazhi për Federatën Franceze dhe mediat franceze.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...