Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

City-n e dënojnë shtylla dhe traversa, Laporte shmang humbjen ndaj Wolves

Manchester City lë pikët e para në këtë edicion të ri të Premier League-s. Kampionët në fuqi të Anglisë barazuan 1-1 në fushën e Wolverhamptonit, ku deri 20 minuta para fundit të kohës së rregullt po e humbisnin takimin.

Citizens patën raste të shumta shënimi gjatë pjesës së parë me Gundogan, Aguero (goditi shtyllën) dhe Sterling (u ndal nga portieri dhe traversa), ndërsa goli i shënuar nga Raul Jimenez për vendasit u anulua për pozicion jashtë loje.

Wolves e nisi mirë pjesën e dytë, ndërsa në të 57-ën arriti të shënonte me Boly, pas një krosimi perfekt të Joao Moutinhos. Pamjet e përsëritura treguan se futbollisti vendës nuk devijoi me kokë, por me krah.

Manchester City u kundërpërgjigj në të 69-ën me Laporten, që finalizoi saktë me kokë pas ekzekutimit të një goditjeje standarde nga Gundogan.

Në minutën e 5-të shtesë Sergio Aguero nuk e pati fatin me vete, teksa tentativa e tij e fundit për t’i dhënë fitoren City-t përfundoi në traversë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...