Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ngecin Napoli dhe Interi, Juvja “përmbys” Beneventon, “ok” Roma e Milani

 

Juventusi luan keq për një pjesë loje, megjithatë arrin të fitojë 2-1 me përmbysje ndaj Beneventos, një prej skuadrave më të dobëta të Serisë A. Për cudi të të gjithëve “bardhezinjtë” e panë veten në disavantazh që në minutën e 19-të, teksa realizoi për miqtë Ciciretti, gjithsesi, në pjesën e dytë, Gonzalo Higuain barazoi takimin, para se Cuadrado të shënonte golin e fitores për skuadrën e Allegrit.

Napoli i rekordeve nuk shkon më shumë se barazimi pa gola në transfertën e Chievos. Skuadra e Sarrit edhe pse e domonoi lojën nuk mundi të gjente fitoren e 11-të sezonale, megjithatë mbetet në krye me vetëm një pikë më shumë se Juventusi.

Milani rigjen disi qetësinë me fitoren 0-2 në fushën e Sassuolos. Për “kuqezinjtë” e Montellas shënuan Romagnoli dhe Suso në minutat 39 dhe 67, duke kthyer buzëqeshjen edhe te trajneri, i vënë në qendër të kritikave për rezultatet e dobëta të javëve të fundit. Ky sukses ngjall shpresë dhe optimizëm te “Djalli”, që synon zonën Champions në fund të sezonit.

Spektakël dhe gola në “Artemio Franchi” mes Fiorentinës dhe Romës. 2-4 për “verdhekuqtë” përfundoi kjo sfidë, ku 4 nga 6 golat u realizuan në pjesën e parë. Dy herë i dha epërsinë Romës Gerson, por Veretout dhe Simeone po kaq herë kthyen baraspeshën në rezultat. Në të 50-ën, Manolas gjeti rrjetën e tretë, ndërsa finalizimi që mbylli llogaritë mban firmën e Perottit 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Më herët, Torino – Inter përfundoi në barazim 1-1, teska për vendasit realizoi Falque në të 59-ën, por Eder ktheu baraspeshën në të 79-ën. Duhet theksuar se skuadra e Spallettit ishte e pafat, pasi pati edhe traversën kundër.

Atalanta e Etrit Berishës nuk shkoi me shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Spal, ndërkohë përballja mes Cagliarit dhe Veronës përfundoi me rezultatin 2-1

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...