Serie A

Ngërçi në sulm, drejtuesit e Milanit piketojnë tre emra për merkaton e janarit

Milani po vuan të gjejë rrugën e rrjetës dhe kjo u evidentua qartë edhe mbrëmjen e të dielës në ndeshjen ndaj Juventusit, në Torino. Sulmuesi kryesor i kuqezinjve, Piatek është në krizë dhe gabon edhe rastet më të mira, ndërsa portugezi Leao nuk ka eksperiencën e duhur për t’u bërë lider.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit po punojnë për të sjellë në janar një futbollist me shumë eksperiencë në repartin e avancuar. Emri i parë që josh drejtuesit kuqezinj, është ai i suedezit Zlatan Ibrahimovic.

Ky i fundit është një lojtar i lirë dhe ka dëshirë të rikthehet si protagonist në Europë, por përveç kuqezinjve, kërkohet edhe nga skuadra të tjera italiane e spanjolle, ndaj te Milani duhet ta bindin me pagën që do t’i ofrojnë.

Një tjetër emër që pëlqehet në Milanello, është edhe ai i kroatit të Juventusit, Mario Mandzukic, që nuk bën pjesë në planet e Sarrit dhe është gati të largohet nga Torino në momentin e parë që do të hapet merkatoja.

Megjithatë për kroatin, duhet mposhtur konkurrenca e Manchester United, që kërkon prej kohësh sulmuesin dhe ka avancuar në bisedimet për transferimin e tij. Përveç kësaj, duhet paguar edhe një shifër modeste prej 5 milionë eurosh në arkat e Juventusit.

Emri i fundit është ai i belgut të Napolit, Dries Mertens, që ka refuzuar rinovimin e kontratës me “të kaltrit” dhe De Laurentiis synon ta shesë në janar, për të mos e humbur me parametra zero në verën e ardhshme.

Megjithatë edhe këtu nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi belgu synon një klub ku të mund të luajë në nivele të larta dhe të tentojë fitimin e trofeve, duke qenë se vitin e ardhshëm do të jetë 33-vjeç dhe karriera po vjen drejt fundit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency