Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Ngjarje e rëndë, politika të qëndrojë larg futbollit”, Teuta solidarizohet me Dukën

Klubi i Teutës është solidarizuar me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, të cilit iu vendos një tritol në derën e shtëpisë gjatë ditës së hënë.

Për fat nuk pati persona të lënduar, teksa ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një klime të rënduar që është krijuar në prag të zgjedhjeve për kreun e FSHF-së nga presionet e politikës.

KF TEUTA dhe presidenti Hasanbelliu dënojnë me forcë aktin e shpërthimit me tritol në banesën e Presidentit Duka

KF Teuta dhe veçanërisht presidenti Edmond Hasanbelli ndihen tejet të tronditur nga shpërthimi me eksploziv në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka. Vete presidenti bën apel që incidente të tilla janë ekstremisht të dënueshme dhe kërkojnë zbardhjen e menjëhershme nga organet ligj zbatuese.

Solidarizohem në këtë moment të vështirë me Presidentin Duka dhe me familjen e tij. Uroj dhe shpresoj shume që një ngjarje kaq e rëndë të mos përsëritet kurrë dhe autorët të vihen para drejtësisë. Gjithashtu edhe politika duhet të distancohet nga fenomene të tilla që baltosin imazhin e Shqipërisë.

Shpresoj shumë që kjo ngjarje të mos ketë lidhje kurrsesi me ndërhyrjet e politikës në futboll, te cilat janë thellësisht evidente ditët e fundit. Politika duhet të qëndrojë larg çështjeve që i takojnë komunitetit të futbollit, i cili duhet të vendosë në mënyrë të pavarur për zhvillimin e futbollit në vend“, përfundon mesazhin e tij solidarizues presidenti i KF TEUTA.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...