Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ngjarje tragjike në Turqi, futbollisti mbyt me jastëk djalin e tij 5-vjeçar

Një ngjarje tragjike vjen nga Turqia, ku mesfushori 33-vjeçar Cevher Toktas ka mbytur me jastëk djalin e tij 5-vjeçar, ndërsa pas 11 ditësh hetime, ka pranuar krimin makabër para policisë së Bursës.

Futbollisti që ishte pjesë e Bursa Yildirim Spor, e kreu krimin e rëndë në një spital, ku fëmija e tij 5-vjeçar ishte i shtruar me simptoma të ngjashme me Covid-19 dhe pas vetëm 11 ditësh pranoi autorësinë.

“I vura djalit një jastëk në kokë dhe e mbajta fort derisa nuk po merrte më frymë. Më pas thirra mjekët, për të mos krijuar dyshime. Nuk kam asnjë problem mendor, por e vrava djalin tim, pasi nuk e doja”, tha Toktas.

Futbollisti me shumë gjasë pritet të dënohet me burgim të përjetshëm nga gjykatat turke, për vrasje me dashje, ndërsa pikërisht në qeli ndoshta do të ketë kohë të pendohet për veprimin e tij makabër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...