Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Ngjyrat tona si të Twitterit”, kërkesa e tifozëve italianë: Musk, na bli dhe neve!

Tifozët e Lazios “tundojnë” Elon Musk, duke provokuar jo pak në rrjetet sociale, pas krisjes së marrëdhënies me presidentin Lotito gjatë ndeshjes me Milanin, për shkak të çmimit të kripur të biletave në “Olimpico”, me ultrasit që braktisën skuadrën.

Kështu tifozët i janë drejtuar në rrjetet sociale me një kërkesë të veçantë pikërisht Elon Musk, i cili është pronar i Teslas dhe që pak ditë më pare bleu Twitterin për 44 miliardë dollarë!

Në Twitter ka nisur një fushatë nga tifozët bardhekaltër, të cilët po provojnë të bindin 50-vjeçarin të blejë klubin e Lazios. Tifozët i janë drejtuar me këto fjalë: “I dashur Elon Musk, ja një sfidë e re për ju, pasi bëtë tuajën Twitterin, blini edhe Lazion, që zotëron të njëjtat ngjyra si rrjeti juaj social”.

Ndër shumë mesazhe spikati edhe një tjetër shkruhet: “I dashur Elion, pse nuk blen edhe Lazion, është ekipi i pare i kryeqytetit, mendoje”. Provokim i hapur i tifozëve kundër presidentit të tyre Lotito, me të cilin kanë prej vitesh një raport aspak të mirë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...