Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Ngo: Tirana ka shumë liderë, ja çfarë kemi ndryshuar nga 2018-a

Michael Ngo ishte njeriu i ndeshjes për Tiranën, gjatë triumfit të sotëm me Laçin. Anglezi shënoi dy gola dhe asistoi në të tretin për Hasanin, ndërsa pas ndeshjes u ndal para mikrofonit të Supersport, për t’iu përgjigjur pyetjeve të panelit të emisionit “Gol pas Goli”.

Shënuat dy gola dhe asistuat në të tretin. Si ndjeheni me petkun e liderit te Tirana?
Nuk jam unë lideri i Tiranës, por edhe të paktën 10 të tjerë, që sot vrapuan dhe dhanë maksimumin. Më pas nëse shënova unë, është sepse kjo është detyra ime në fushë. Duhet të vazhdojmë kështu.

Çfarë ka ndryshuar nga Tirana e 2018-ës?
Ne tani jemi shumë më të bashkuar dhe shumë më të fortë si kolektiv. Trajneri ka bërë një punë të shkëlqyer në aspektin e bashkimit të grupit dhe tani ne vrapojmë më tepër dhe sakrifikojmë më shumë për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Sot luajtët më pranë portës dhe shënuat dy gola. A është ky pozicioni ku duhet të qëndroni?
Unë jam sulmues dhe detyra ime është të shënoj, por gjithashtu më pëlqen të ndihmoj skuadrën në presing dhe të tërhiqem mbrapa, për të organizuar manovrën sulmuese. Në fund fare nuk ka rëndësi se kush shënon, por mjafton të fitojë skuadra.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...