Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ngoo: Golat e mi na afruan me titullin, deshi Zoti solli Egbonë

Michael Ngoo ishte pa dyshim njeriu i ndeshjes në Skënderbeu-Tirana 1-2. Në intervistën me “Gol pas Goli” sulmuesi shtatlartë tregon se pse ka vuajtur Tirana vitet e fundit.

Dygolëshi dhe titulli:  Është shumë i rëndësishëm titulli, jemi shumë afër. Kishim shumë raste, humbëm shumë mundësi shënimi. Besuam deri në fund dhe në pjesën e dytë arritëm ta kthenim ndeshjen. Presidenti është treguar korrekt. Nuk kemi pasur lidhjen brenda grupit. Deshi Zoti që Egbo mori drejtimin, arriti të merrte më të mirën, të kthente moralin dhe besimin, ja ku jemi sot, shumë pranë titullin.

I lumtur për Tiranën dhe Liverpoolin: Jam më i lumtur për Tiranën, sepse këtu djersij dhe derdh gjak. Jam shumë i lumtur edhe për Liverpulin, sepse ka arritur një sukses të madh për historinë e klubit.

Tirana, klub i madh: Momenti i parë dhe i vetëm janë tifozët. Ata më kanë bërë që të kuptoj që jam në një klub të madh. Tirana ka një tifozëri shumë të zjarrtë dhe të madhe.

E ardhmja: Janë thjesht spekulime zërat për një transferim te Partizani. Unë jam pjesë e Tiranës, që nga dita e parë dhe sot kam dhënë më të mirën time te Tirana.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...