Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ngoo në “FanZone”: Më mungon futbolli, Egbo trajneri ideal për mua, Hasani…

Jeta pa futboll është ndryshe për Michael Ngoo. Sulmuesi anglez i Tiranës në një intervistë për “FanZone”, në SuperSport, foli për përditshmërinë e tij gjatë kësaj periudhe. Për një person si ai që i pëlqen edhe jeta e natës, është shumë e vështirë të qëndrojë në shtëpi. Ngoo foli edhe për marrëdhëniet me trajnerin Egbo ndërsa zbuloi se cili është shoku i skuadrës që i mungon më shumë.

“Jam duke qëndruar në shtëpi. Është shumë stresuese, por kështu është dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Unë zgjohem, bëj dush luaj video-lojra. Mirë apo keq pezullimi i kampionatit në këtë moment? Është shumë e keqe. Sidomos nga ana fizike nuk është aspak diçka e mirë pezullimi në këtë moment.

Më mungon futbolli, nga ana fizike nuk jam shumë mirë. Nga eksperienca që kam nuk e kam shumë problem anën psikologjike por është e vështirë për të rinjtë.Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Egbonë. Ka situata që nuk kemi shkuar mirë me Memën, por me Egbonë ka më shumë unitet në grup dhe jemi shumë mirë.

Nëse Tirana e fiton titullin do të harrohet gjithçka. Ndihem shumë i rëndësishëm kur ndihmoj ekipin. Më ka marrë shumë malli për Hasanin. Gjëja më e çmendur pas karantinimit? Do hidhem nga një avion dhe do them jam i lirë. Sterlingun do ta ftosh te Tirana nëse e fitoni titullin? Ai është shumë i zënë te Siti”, – u shpreh Ngoo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...