Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Nice humb durimin, shkarkon trajnerin zviceran dhe i beson stolin një 36-vjeçari

Eksperiencës së Lucien Favre te klubi i Nice i ka ardhur fundi pasditen e sotme. Tekniku zviceran, që mori drejtimin e klubit francez në verën e 2022-shit, nuk arriti të ruajë rezultatet pozitive dhe drejtuesit vendosën ta shkarkojnë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Nice në një komunikatë zyrtare, ku sqaron se Favre mbetet një njeri i shtëpisë dhe anëtar i respektuar i klubit, pasi ka lënë gjurmë me punën e bërë në sezonin 2016-2017.

Ndërkohë, përkohësisht skuadra do të stërvitet nga Didier Digard, 36-vjeçar, që u afrua më herët në skuadër dhe punoi si trajner i skuadrës së dytë, ndërsa tani do të marrë drejtimin e ekipit kryesor.

Bashkë me trajnerin Favre, nga Nice largohet edhe ndihmësi i tij, Christophe Moulin, i cili zëvendësoi Arjan Peçon në tetorin e vitit të kaluar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...