Ligue 1

Nice kërkon trajnerin që “la nam” në Premier League, në garë edhe një argjentinas

Nice është vendosur në qendër të vëmendjen në Francë, pasi drejtuesit e klubit po mendojnë të shkarkojnë nga posti i trajnerit Lucien Favre. Mauricio Pochettino përflitet për një rikthim në Ligue 1, megjithatë duket se nuk është alternativa e vetme, pasi drejtuesit e klubit po mendojnë edhe për Scott Parker.

Anglezi u bë trajneri i parë i shkarkuar në Premier League këtë sezon të ri pasi pësoi një humbje turpëruese me ekipin e Bournemouth përball Liverpool 9-0.

Megjithatë mediat franceze kanë raportuar se listës si favorit i është shtuar edhe tekniku 41 vjecar. Parker më parë ka drejtuar edhe Fulham, ndërsa si trajner i Bournemouth qëndroi për më shumë se një vit.

Nice po mendon të shkarkoj nga posti i trajnerit Lucien Favre pas një nisje aspak të mirë në kampionat. Në tetë javët e para, klubi francez ka grumbulluar tetë pikë dhe gjithashtu në Conference League, Nice ende nuk e ka marrë fitoren e para, pasi i ka barazuar të dy sfidat e zhvilluara.

Deri më tani zviceriani e ka drejtuar Nice në 12 takime dhe Favre ka arritur vetëm tre fitore. Rezultatet e dobëta kanë bërë që drejtuesit e Nice të mendojnë seriozisht shkarkimin e Favre dhe drejtimin e ekipit ta marrë Maurico Pochettino ose Scott Parker.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency