Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Francës

Nice në festë, eliminon Marsejën dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Olimpiku i Marsejës jashtë Kupës së Francës. Ekipi i drejtuar nga argjentinasi Sampaoli u eliminua në çerekfinale nga Nice, e cila fitoi thellë 4-1 në “Allianz Riviera”.

Një sukses i merituar plotësisht nga ekipi i drejtuar nga Galtier, që e dominoi në çdo aspekt kundërshtarin, çka u reflektua edhe në rezultat. Golin e parë të ndeshjes e realizoi Marseja, por që në fakt ishte një autogol, pasi topi u devijua në portën e tij nga Bard që në minutën e 3-të.

Por situata ndryshoi shumë shpejt, me Nicen që barazoi me Guirin dhe kaloi në epërsi me Kluivert. Në të dy rastet, ai që shërbeu ishte Delort.

Gjatë pjesës së dytë vendësit shënuan edhe dy gola të tjerë, që mbajnë firmën e Kluivert dhe Delort, duke konfirmuar supermacinë ndaj një rivali të fortë si Marseja.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...