Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Nice pranon milionat e PSG-së dhe liron Galtier, rikthen trajnerin e mirënjohur në stol

Nice ka pranuar ofertën e PSG-së në lidhje me trajnerin Christophe Galtier, teksa ka zyrtarizuar një rikthim në stol. Kampionët e Francës kanë zgjedhur Galtier si pasuesin e Pochettinos në stol.

55-vjeçari kishte edhe dy vite kontratë me klubin francez, që e ka lënë të lirë për shumën e 10 milionë eurove pas insistimit të drejtuesve të PSG-së për t’i dhuruar postin e trajnerit.

Përveç Nice, Galtier ka drejtuar më parë skuadra si Lille dhe St Etienne, ndërkohë që sezonin e ardhshëm do të punojë me emra si Leo Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar.

Nice ka arritur akordin në lidhje me Lycien Favre, i cili rikthehet përsëri në pankinën e klubit të Ligue 1. Tekniku zviceran drejtori Dortmundin në periudhën korrik 2018-dhjetor 2020, duke fituar një Superkupë dhe duke i shpallur verdhezinjtë gjermanë nënkampionë.

64-vjeçari, i cili ka punuar edhe me klube si M’Gladbach dhe Hertha Berlin, drejtoi Nice në 99 ndeshje në vitet 2016-2018.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...