Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Niko Dovana gati, Teuta rikthehet në shtëpi!

Niko Dovana është gati për ndeshjen e rradhës të Teutës që do të jetë ajo ndaj Luftëtarit fundjavën e ardhshme. Zgjati pak, vetëm 1 ndeshje shtegëtimi i djemëve të detit larg stadiumit të tyre, pasi drejtuesit e Teutës kishin gjetur kohën e përshtatshme për të vendosur tapetin e ri në stadiumin Niko Dovana. Mbjellja e barit u bë një periudhë që Teuta luante më shumë në transfertë dhe për këtë arsye vetëm ndeshjen ndaj Tiranës të fituar 2-1 në Shijak skuadra e Bledi Shkëmbit e luajti jashtë shtëpisë së saj. Ndaj Luftëtarit Teuta do të luajë në një fushë shumë herë më të mirë dhe përpara tifozëve të saj. Lajmi që stadiumi Niko Dovana është gati për takimin e rradhës të durrsakëve u konfirmua nga vetë klubi i Teutës në faqen zyrtare.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...