Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Niko Dovana”, tjetër stadium i rikonstruktuar

Teuta e Gugash Maganit vijon me ambicie të mëdha përgatitijet për sezonin e ri futbollistik. Ekipi durrsak pas një viti të trazuar, me mbijetesën që u sigurua vetëm në javën e parafundit, ka bërë revolucion në organikë, duke afruar elementë cilësore me objektiva maksimale. Formacioni i Maganit edhe pse për momentin nuk shihet si një rival për trofe, synon te befasojë ekipet më të mira të superiores. Paralel me ndërhyrjet në skuadër, drejtuesit e klubit kanë investuar për përmirësimin e kushteve të Niko Dovanës, që pritet të licencohet edhe për Kupat e Europës. Fakt ky që vërteton se Teuta e ka marrë shumë seriozisht sezonin e ri.

Janë rikonstruktuar ambientet e brendshme, dhomat e zhveshjes por edhe fasada, që do t’i japin pamje krejtësisht të re këtij stadiumi.

Gjithashtu janë krijuar ambinetet e përshtatshme për gazetarët, ndërsa në tribunën përkarshi janë vendosur stolat.

Ky investim në infratrukturë do t’i japë mundësi Teutës që nëse merr pjesën në Kupat e Eropës sezonin e ardhshëm ndeshjet brenda t’i zhvillojë pikërisht në Niko Dovana.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Kategoria Superiore

Kastrioti ka kryer tri përforcime në ditën e fundit të merkatos. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Reginaldos, Moustapha Camara dhe Stuart Gjetës....

Kategoria Superiore

Pas dy vitesh në Turqi mes Superligës dhe Ligës së Parë ku u aktivizua me Menemenspor dhe Boluspor, Gentian Selmani rikthehet në Abissnet Superiore....