Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nis Asambleja e FSHF-së, Duka: T’i lëmë mllefet dhe sulmet, të zhvillojmë futbollin

Ka nisur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit Asambleja e FSHF-së, e cila pritet të miratojë propozimin e presidentit Armand Duka, për shtyrjen e zgjedhjeve të organeve drejtuese. Asambleja nisi me nderimin e shumë figurave të sportit, që u ndanë nga jeta kohët e fundit (u mbajt një minutë heshtje për emra si Ramazan Rragami, Robet Jashari, Ylli Mihali, Arben Laze, Vladimir Ajazi, Ylli Tare, Remzi Bulku, Vladimir Grillo, Shefqet Caslli, Hamdi Zhegu, Mustafa Hysi, Kostandin Grillo, Spartak Elmazi dhe Ilir Haxhiu). Ndërsa në fillim të fjalës së tij, kreu u FSHF-së, Duka, dha mesazhin për t’i zgjidhur me qetësi dhe në funksion të futbollit përplasjet e fundit në kuadrin e zgjedhjeve.

“Duke vlerësuar me qetësi atë që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, kam gjetur gjërat që duhet të zgjidhim për zhvillimin e futbollit.

Të lëmë mënjanë sulmet, mllefin dhe inatin e mbartur. Jam i qartë në atë që them, duhet të shohim para, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së krijuar. Kaluam monopate, kreshta e kodrina, por ato na kanë kalitur.

Duhet të mbyllim të kaluarën, siç i takon shtëpisë tonë ku gjithçka zgjidhet me dashuri e vëmendje, jo me gjyqe e penalitete që i përkasin një periudhe të të kaluarës.

Duke reaguar në këtë situatë, ju kërkoj vetëm një gjë, bashkim, kontribut dhe dashuri për lojën përbashkët, futbolli ka nevojë për të gjithë ne.

Nuk do të reshtim së bashkëpunuari me shtetin për ta bindur që investimi nuk është thjesht një dëshirë, por një detyrë e të gjithë neve për të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Të pranishëm në zhvillimet e Asamblesë janë ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, dhe tekniku aktual i kuqezinjve, Edy Reja.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...