Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Nis Australian Open, Nadal shfaqet ne formë të mirë

Nisi sot Australian Open, grand slami i parë i vitit në tenis. Një nga emrat e mëdhenj që zbriti në fushë ishte spanjolli Rafael Nadal, që mposhti me lehtësi 3-0 me sete, 6-4, 6-3, 7-5 australianin James Duckworth. Dy setet e para u fituan me lehtësi nga spanjolli, që vuajti disi në setin e tretë, por në përgjithësi tregoi një formë të mirë dhe se kishte rikuperuar nga dëmtimi.

Siguroi një biletë për në raundin e dytë edhe afrikano-jugori Kevin Anderson, që iu imponua 3-1 sete  francezit Adrien Mannarino (6-3, 5-7, 6-2, 6-1). Numri 5 në botë pati vetëm një moment luhatjeje në setin e dytë, por më pas e dominoi lojën. Po 3-1 fitoi edhe tenisti bullgar Grigor Dimirov, që mposhti me përmbysje serbin Janko Tipsarevic (4-6, 6-3, 6-1, 6-4).

Çeku Thomas Berdych arriti një fitore të merituar ndaj britanikut Kyle Edmund me rezultatin 3-0 (6-3, 6-0, 7-5). Ndërsa francezi Gael Monfils eliminoi 3-0 (6-0, 6-4, 6-0) boshnjakun Damir Dzumhur, duke avancuar në raundin e dytë. Nuk zhgënjen as spanjolli Fernando Verdasco, që mposhti po 3-0 serbin Miomir Kecmanovic (7-5, 6-3, 6-3).

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...