Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Nis aventura e tretë, Van Gaal rikthehet tek Ajaksi pas 19 vitesh

Louis Van Gaal rikthehet te Ajaksi i tij i dashur pas 19 vitesh nga eksperienca e fundit. “Gjenerali”, i cili drejtoi Holandën në Botërorin Katar 2022, do të nisë aventurën e tretë me “Harkëtarët”.

Të parën e kreu si trajner (1991-1997), duke fituar Champions League me skuadrën historike holandeze. Por edhe dhjetë trofe të tjera, mes të cilëve Superkupën e Europës dhe Kupën Interkontinentale (Botërori për Klube).

Lexoni edhe:

Më pas një vit (2003-2004) si drejtor teknik, ndërkohë që tani rikthehet në rolin e konsulentit të bordit drejtues të Ajaksit, skuadra e tij e zemrës.

72-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe, pasi ka drejtuar edhe klube si Barcelona, Bayern Munchen dhe Manchester United. Përveç faktit që marrë drejtimin e kombëtares holandeze në tri raste të ndryshme.

Skuadra kryeqytetase e ka nisur keq sezonin e ri. Ajaksi numëron vetëm 5 pikë në 5 takimet e para në Eredivisie, duke qenë si rrallë herë në vendet e poshtme të renditjes (15).

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...