Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nis epoka Ten Haag te Man. United, trajneri holandez vendos rregullat e reja në ekip

Epoka e Erik Ten Hag te Man United ka nisur zyrtarisht sot. Grumbullimi për fillimin e përgatitjeve para nisjes së sezonit të ri ka nisur dhe trajneri i ri ka shpalosur rregullat e tij në ekip. Së pari, holandezi dëshiron t’i shohë lojtarët e tij duke luajtur futboll progresiv, duke i nxitur ata të kalojnë përpara kur janë në zotërimin e topit.

Ten Hag ka kërkuar gjithashtu që skuadra e United të përmirësojë gjuhën negative të trupit dhe gjestet kundrejt lojtarëve nuk do të lejohen. Në sezonin e fundit Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes u panë shpesh herë duke bërë gjeste kundrejt shokëve të skuadrës që shprehnin zhgënjim dhe zemërim.

Gjithashtu një pikë kryesore është që Ten Hag do t’i japë përparësi akademisë, pasi për të e ardhmja qëndron pikërisht te lojtarët e rinj, e njëjta mënyrë pune që ai ka bërë te ekipi i Ajax dhe ditën e sotme shumë lojtarë të akademisë janë parë në stërvitjen e parë. Holandezi gjithashtu do të praktikojë konkurrencën në ekip dhe për trajnerin vendin e formacionit do ta zënë ata lojtarë që punojnë më shumë dhe janë të gatshëm të zbatojnë udhëzimet e tij.

Synimi i trajneri të ri është të rikthejë identitetin e humbur pas një sezoni të dështuar për “djajtë e kuq”, ku në Premier League e mbyllën në vendin e gjashtë dhe praktikimi i rregullave është thelbësor për të arritur sukses në të ardhmen.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...