Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nis “era” Colella te Partizani, trajneri italian prezantohet me lojtarët dhe drejton seancën e parë

Giovanni Colella është trajneri i ri i Partizanit. Vetëm 24 orë pas shkarkimit të Dritan Mehmetit, “të kuqtë” firmosën me 56-vjeçarin nga Salerno, i cili mbërriti në kryeqytet dhe pasditen e sotme drejtoi edhe seancën e parë stërvitore.

Pas një prezantimi të shkurtër dhe një bisede miqësore me futbollistët, Colella i vuri të gjithë në rresht për të nisur seancën stërvitore, e cila për disa minuta u transmetua live edhe në ekranin e SuperSport 1.

Gjuha angleze është ajo që lojtarët dhe trajneri kanë zgjedhur për të komunikuar në vijim, megjithatë ajo që ka më shumë interes është pikërisht gjuha e futbollit, të cilën të gjithë duhet ta flasin sa më mirë në prag të nisjes së sezonit të ri.

Shkarkimi i Dritan Mehmetit ishte si një “rrufe në qiell të hapur” te Partizani, teksa kur jemi vetëm 10 ditë larg startit të sezonit të ri, futbollistët do të duhet të përshtaten me një trajner të ri dhe metodë të re pune.

Giovanni Colella ka drejtuar skuadra të ndryshme në ligat e ulëta italiane, si Como, Rimini, Vincenza, Siena, Renate e së fundi Legnano, teksa regjistron edhe një eksperiencë dy mujore në Shqipëri, në pankinën e Apolonisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...