Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nis “hemorragjia” te Luftëtari, Ruçi i lirë në janar

Ende pa u mbyllur pjesa e parë e sezonit, te Luftëtari kanë nisur firot e para. Portieri Shkëlzen Ruçi është në prag divorci me skuadrën. “Gardiani” i gjirokastritëve ka bërë gati letrat për t’u larguar me mbylljen e kësaj faze. Numri 1 i portës gjirokastrite do të jetë pjesë e Luftëtarit edhe për dy ndeshje, në transfertën ndaj Skënderbeut dhe në duelin në shtëpi ndaj Partizanit, për të dalë më pas i lirë.

Në këtë mënyrë, portieri nga Elbasani bëhet futbollisti i parë që konfirmon largimin nga zikaltrit, duke konfirmuar krizën financiare te skuadra që edicionet e fundit ka befasuar me lojën dhe organizimin e saj. Kambanat e alarmit kanë rënë prej kohësh, me lojtarët që nën zë kanë deklaruar se problemet financiare nuk po zgjidhen, madje rezultatet e ndeshjeve të fundit janë parë si rrjedhojë e një situate të keqe në këtë aspekt.

Janë të shumtë lojtarët që kanë bërë gati letrat për t’u larguar nga Luftëtari, duke pritur vetëm mbylljen e kësaj faze, për të nisur zyrtarisht tratativat për një lëvizje në një tjetër skuadër. Për 26-vjeçarin, ish-portier i Elbasanit dhe Bylis në elitën e futbollit shqiptar, nuk mungon interesimi nga ekipet brenda vendit. Mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e tij, e cila do të mësohet në përfundim të sfidës me Partizanin.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...