Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça sfidon Valladolidin e Ronaldos, transfertë baske për Atleticon

Pas pushimit në fundjavë për shkak të shtyrjes së El Clasicos ndaj Realit të Madridit, Barcelona zbret në fushë mbrëmjen e kësaj të marte teksa pret në Camp Nou, Real Valladolidin e fenomenit Ronaldo. Barça do të kërkojë të rimarrë kreun e La Ligas dhe fitorja ndaj skuadrës së Sergio Gonzales parashikohet të jetë një formalitet për Lionel Messin me shokë, me argjentinasin që do të tentojë të realizojë dygolëshin e parë sezonal në këtë sfidë pasi pak nga pak Messi duhet të kompensojë me golat e tij mungesën në 4 javët e para të La Ligas për shkak dëmtimi. Barcelona-Real Valladolid do të nisë në orën 21:15 me blaugranat që do të tentojnë të regjistrojnë fitoren e 7-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të 5-ën rresht në La Liga, edhe pse Real Valladolid është një kundërshtar delikat pasi skuadra me president fenomenin Ronaldo e ka nisur mirë kampionatin dhe vitin e kaluar në të dyja ndeshjes është mposhtur minimalisht 1-0 nga skuadra e Ernesto Valverdes. Java e 11-të e La Ligas, megjithatë do të nisë në orën 19:00 me Atleticon e Madridit që sfidojë në transfertën baske Deportivo Alaves, një ndeshje që skuadra e Simeones duhet ta fitojë me çdo kusht nëse nuk dëshiron të humbasë kontaktet me kreun.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...