Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Nis java e 15-të e Bundesliga, Monchengaldbach-Dortmund ndahen me 6 gola

Borussia Monchengaldbach-Borussia Dortmund dhuruan 6 gola në sfidën hapëse të javës së 15-të të Bundesliga.

Vendasit triumfuan me poker ndaj “verdhezinjve” në një takim që ishte i luftuar nga të dyja anët.

Hofmann zhbllokoi sfidën në minutën e 4’, duke i dhënë avantazhin ekipit të trajnerit Farke. Ndërsa në minutën e 19’ Barndt barazoi për skuadrën e Terzic.

Në minutën e 26 Bensebaini u dhuroi golin e dytë vendasve, ndërsa 4 minuta më pas Thurman realizoi golin e tretë për Monchengladbach. Nga ana tjetër Schlotterberck realizoi golin e dytë dhe të fundit për Dortmund në minutën e 40.

Vendasit nuk u kënaqën me tre gola, pasi në minutën e 46’ Kone gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi “poker” ekipit të tij.

Pas javës së 15-të të Bundesliga Dortmund qëndron në vend të gjashtë me 25 pikë, ndërsa Monchengladbach ngjitet në vend të shtatë me 22 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...