Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Nis Kategoria e Parë/ Luzi “shkund” Flamurtarin, 5 gola dhe 4 barazime në javën e parë

Kategoria e Parë ka ngritur siparin e sezonit 2022-2023 në këtë fundjavë.

Java e parë dhuroi sfida interesante por pak gola, vetëm pesë në dy takime dhe 4 barazime, ndërkohë përballja Lushnja-Burreli, ashtu siç ishte lajmëruar nuk u zhvillua për shkak të terrenit në “Roza Haxhiu”.

Në Vlorë u regjistrua surpriza e parë, me Luzin që triumfoi me përmbysje ndaj Flamurtarit. Vendasit zhbllokuan rezultatin në fillimin e fraksionit të dytë, në minutën e 48′ me brazilianin Matheus, por Cucka (78′) dhe Dushaj (81′) përmbysën gjithçka në harkun e 3 minutave.

Luzi ishte e vetmja skuadër që siguroi tri pikët, pasi takimet e tjera u mbyllën në barazim.

Skënderbeu zhvilloi ndeshjen e parë në këtë kategori pas 13 vitesh, me korçarët të cilët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në Pukë përballë Tërbunit. Goli i parë u shënua në minutën e 35 me Xhebrahimi, i cili i dhuroi avantazhin vendasve, por nuk zgjati shumë. Pas 10 minutash, në të 45-ën Zguro realizoi golin e barazimit.

Në sfidat e tjera jo vetëm që nuk kishte fitues, por edhe golat munguan. Korabi u ndal në shtëpi përballë Apolonisë, ndërsa Tomori shijoj pikën e parë në transfertë përballë Besës, me ndeshjen që u zhvillua në Peqin, ndërsa pa gola u mbyll edhe sfida midis Turbinës dhe Besëlidhjes.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...