Futbolli i luajtur ka ulur siparin për vitin 2020 në Kosovë dhe tashmë të gjitha skuadrat Superligës e kanë kthyer vëmendjen nga merkato për të përforcuar skuadrat për pjesën e dytë të sezonit. 2 lëvizje në një ditë ka bërë Arbëria duke afruar një talent shqiptar dhe një sulmues brazilian, bëhet fjalë për mbrojtësin shkodran Elmir Lekaj dhe një sulmues brazilian. 20-vjeçari këtë sezon në Superiore kishte luajtur vetëm një ndeshje me Vllazninë, konkretisht në triumfin 0-3 kundër Kastriotit. Sezonin e shkuar pati më shumë hapësira, pasi u aktivizua në 8 ndeshje, dy prej tyre si titullar. Arbëria sot ka bërë edhe një tjetër afrim. Marclei Cezar–Santos, sulmuesi që në verë iu bashkua Feronikelit, ka nënshkruar dhe është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës që garon në Ipko Superliga e Kosovës.
